Aktiviteti fizik është një forcë që ushtrohet nga muskujt e skeletit dhe që rezulton në shpenzim energjish mbi atë që kërkohet nga organizmi. Kjo përfshin të ecurin ose lëvizjen me biçikletë, kërcimin, lojrat tradicionale, kopshtarinë, punët e shtëpisë sikurse sporti ose ushtrimet. Ju keni nevojë për të paktën 60 minuta aktivitet fizik cdo ditë.Të qënit aktiv ju mban të shëndetshëm, mbron zemrën, përmirëson frymëmarrjen, ul rrezikun e sëmundjeve të rënda si dhe forcon muskujt dhe kockat.
Pjesëmarrja në aktivitete fizike gjatë gjithë jetës mund të rrisë dhe të mbajë të shëndetshëm trupin tonë,rritjen e imunitetit, muskulaturën, strukturën kockore në tërësi ose të zvogëlojë procesin e plakjes i cili zakonisht vjen me kalimin e moshës. Gjithashtu aktiviteti fizik i rregullt mund të zvogëlojë rrezikun për rrëzime dhe thyerje të kockave. Mbi të gjitha aktiviteti fizik mund të zbusë simptomat e depresionit, si stresin dhe ankthin.
Aktiviteti fizik gjithashtu mund të jetë faktor ndihmës në përfitime të tjera pozitive në sferën psikologjike dhe shoqërore. Këto përfitime rezultojnë si një kombinim i pjesëmarrjes në aktivitete fizike dhe përfitimeve sociale kulturore të aktivitetit fizik.
Disa nga këto përfitime janë:
Mund të ndihmojnë në ndërtimin e aftësive për t'u socializuar.
Krijon imazh vetjak pozitiv.
Sjell vetëvlerësim dhe përmirëson cilësinë e jetës.
Përmirëson gjithasht kujtesën dhe performancën akademike pasi siç e kemi dëgjuar shpesh “mëndje e shëndoshë në trup të shëndosh”
Të qënit aktiv dhe kufizimi i kohës së kaluar duke qëndruar ulur në me pak se 2 orë në ditë mund t'ju ndihmojë:
Fëmijët nga mosha 6-16 vjeç duhet të bëjnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik çdo ditë me intensitet mesatar në të lartë përfshirë aktivitete me intensitet të lartë të paktën 3 ditë në javë dhe aktivitete që forcojnë muskujt dhe eshtrat të paktën 3 ditë në javë.